Sport

Varrimi i Ramazan Rragamit, Meta në Shkodër: Nuk mund të mos vija sot

16 Janar 2022, 14:28 Nga DOSJA
Varrimi i Ramazan Rragamit, Meta në Shkodër: Nuk mund të mos vija

SHKODËR – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë ceremoninë mortore të ish-trajnerit dhe ish-futbollistit shkodran Ramazan Rragami, i cili u nda dje nga jeta në moshën 77-vjeçare. Kreu i Shtetit ishte sot në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën legjendës së futbollit shqiptar. Në një mesazh në Facebook. Meta shkruan se e ka të vështirë ta kuptojë një vizitë në Shkodër pa e takuar Ramazan Rragamin.

Presidenti shton se Rragami do të kujtohet gjithmonë për barazimin historik 0-0 midis Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane në vitin 1967, kur nënkampionët e botës të asaj kohe nuk ia dolën të kualifikoheshin për kampionatin europian EURO 1968 si dhe për arritjen e vitit 1983 të ekipit Shpresa mes 8 kombëtareve më të mira të Europës.

MESAZHI I ILIR METëS: 

Gjithmonë do ta kujtojmë me dashuri futbollistin dhe trajnerin kampion, por mbi të gjitha do të na mungojë njeriu superkampion i vlerave më të mira qytetare dhe kombëtare.

 


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ilir meta vdes ramazan rragami ilir meta vdes ramazan rragami

Sondazh

Poll