Politike

“Balo të hëngërt tënja”, Artan Hoxha i sulet Metës: Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari (REAGIMI)

27 Qershor 2019, 15:54 Nga DOSJA
“Balo të hëngërt tënja”, Artan Hoxha i sulet

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale 13 tetor 2019.

Hoxha shkruan se mesa duket tani të gjithë e kanë mendjet tek zgjedhjet e vjeshtës duke mos harruar pa ironizuar edhe presidentin Ilir Meta.

Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari. Shkëlqesia e tij foli, të ziut Ismail Qemali ç’i shohin sytë dhe çfarë i dëgjojnë veshët. Dhe kur e mendon, Ismail Qemalit që i vinte mbrapa historia, i duhet tani ti rri mbrapa shkëlqesisë së tij,”-shkruan Hoxha.

Shkrimi i tij i plotë:

Kur ishim të vegjël dhe shkonim për të kaluar 15-të ditët e pushimeve verore në kampin e pionerit “Qemal Stafa” në Durrës (kompleksi Tropikal sot në Plepa), udhëtonim pothuaj gjithnjë me të njëjtin autobus, me shofer Njaziun.

Gjatë udhëtimit nga qendra administrative e rrethit Skrapar, Çorovoda, e deri ne kampin e pionerit ne Plepa, sa herë kalonim në ndonjë qytet apo qendër të banuar, ose kur na dilte përpara ndonjë Saurrel apo Zis (kështu mjetesh kishte në atë kohë prodhim lindor ose kinez) të gjithë fëmijët në autobus bërtisnin me të madhe për ti dhënë kurajo shofer Njaziut:

“Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari”…

Shkelqesia e tij foli…. te ziut Ismail Qemali c’i shohin syte dhe cfare i degjojne veshet…

Dhe kur e mendon, Ismail Qemalit qe i vinte mbrapa historia, i duhet tani ti rri mbrapa shkelqesise se TIJ…
Po tani?!!!!

A do e ndaloje Rama fushaten elektorale me filxhanin e kafese?!!! Te pakten te shpetojne cunat e Gardes se u doli shpirti cep me cep te Shqiperise!!!!

Po Lali Eri a do i ndaloje kafet e paradites dhe takimet e pasdites?!!!

Po Luli a do i ndaloje protestat me RAMA IK?!!!

Se ua mori shpirtin demokrateve me proteste cdo te shtune dhe xhiro neper bulevard!!!

Po Neritan Ceka me Hazbi Kasajn a do i ndalojne mallkimet?!!!

Mesa duket te gjithe e kane mendjen per plazh dhe nga vjeshta hajt se folim…

Nuk thote kot populli i shkrete:
“O balo te hengert tenja se te keqen e ke brenda”…

Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan hoxha data e re e zgjedhjeve ilir meta zgjedhjet lokale 2019 artan hoxha data e re e zgjedhjeve ilir meta zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...