Politike

Zyrtari i lartë i SHBA mesazh urgjent për krizën: Vendi në ngërç, jam i shqetësuar

27 Qershor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë i SHBA mesazh urgjent për krizën: Vendi në

WASHINGTON- Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel ka folur lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Me anë të një reagimi zyrtar, kongresmeni shprehet i shqetësuar lidhur me situatën politike në vendin tonë para zgjedhjeve lokale. 

“Unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës,”-shprehet Engel.

Më tej, Engel shprehet se situata politike ka minuar rrugën e Shqipërisë për anëtarsim në BE.

Fjala e plotë e kongresmenit amerikan:

“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që nga vitet e saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rezultate në demokracinë e saj. Marrëdhënia e fortë SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas ligjit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë atë rrugë përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë një situatë politike paqësor dhe një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut të kombeve demokratike”.

Reagimi i kongresmenit amerikan vjen në një moment tensionesh dhe krizash politike, në cilat është përfshirë së fundmi vendi ynë.Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eliot l. engel kriza politike ps shkarkon metën zgjedhjet lokale 2019 eliot l. engel kriza politike ps shkarkon metën zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll