Politike

Nën forca të shumta policore, mbërrijnë materialet zgjedhore në Shkodër, ja ku janë zhvendosur KZAZ-të (Video)

27 Qershor 2019, 15:38 Nga DOSJA
Nën forca të shumta policore, mbërrijnë materialet zgjedhore

SHKODËR– Kanë mbërritur materialet zgjedhore në dy KZAZ-të e Shkodrës. KZAZ-ja numër 1 dhe KZAZ-ja numër 2 që ishin tek “Pallati i Sportit” dhe tek shkolla “Shejnaze Juka” janë zhvendosur në shkollën “Arben Broci”.

Siç shihet edhe nga pamjet, materialet zgjedhore kanë mbërritur nën masa të rrepta polcorë për të shmangur përplasjet me mbështetësit e opozitës.

Tashmë KZAZ-të janë zhvendosur në një ambjent që nuk është nën varësinë e Bashkisë së Shkodrës, pas urdhrit të prerë të kryebashkiakes Voltana Ademi se nuk do të lejonte që ambjentet që varen nga Bashkia të vihen në dispozicion të maerialeve zgjedhore. 

Në KZAZ-të e para që ndodheshin në “Pallatin e Sportit” dhe tek shkolla “Shejnaze Juka” ka patur përplasje mes mbështetësve të PD-së që kërkonin të shkatërronin materialet zgjedhore dhe forcave policore. 

Këto përplasje përfunduan me djegien e shkollës “Shejnaze Nuka”. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kzaz-tw ne shkoder materialet zgjehdore ne shkoder shkoder kzaz-tw ne shkoder materialet zgjehdore ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...