Politike

Rrëzimi i Metës për 30 qershorin, zbardhet vendimi i Kolegjit: Presidenti mori kompetencat e parlamentit

27 Qershor 2019, 13:32 Nga DOSJA
Rrëzimi i Metës për 30 qershorin, zbardhet vendimi i Kolegjit:

TIRANË– Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Uniteti Kombëtar për t’u ç’regjistruar, duke konfirmuar edhe njëherë se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen më 30 qershor.

Vendimin e Metës për të nxjerrë një dekret, i cili do të shfuqizonte atë të datës 5 nëntor 2018, Kolegji Zgjedhor e cilëson si një akt absolutisht i pavlefshëm.

Sipas vendimit të Kolegjit, në dekretin e Metës vihet re mungesa e një kompetence të shprehur me ligj, duke theksuar faktin që presidenti bie ndesh me Kushtetutën pasi as mund të ndryshojë edhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve.

Kështu që sipas Kolegjit dekreti i dytë konsiderohet në shkelje të hapur dhe flagrante me Kodin e procedurave Administrative.

Në vijim të argumenteve pro zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, Kolegji e konsideron se apresidenti përmes anulimit të datës së zgjedhjeve të marrë kompetencat e Kuvendit.

“Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor çmon se Presidenti i Republikës, nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019, në mungesë të kompetencës ligjore dhe tej afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, ka marrë kompetencat e një organi tjetër, konkretisht ka marrë kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë”.

Pjesë nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor:

Në analizë të vendimit objekt kundërshtimi dhe shqyrtimit të provave të administruara në gjykim, Kolegji çmon si të drejtë dhe të bazuar në ligj vlerësimin e KQZ-së se Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm. Në bindjen e Kolegjit Zgjedhor, ky Dekret i dytë, i cili shfuqizon Dekretin e datës 05.11.2018 “Për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

Më datë 30 qershor 2019” është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, në kuptim të nenit 108, paragrafi 2, germa “a” të Kodit të Procedurave Administrative (KPA) , sipas të cilit: “Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm: a) kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me: i) kompetencën e organit publik”.

Tre ditë më parë, kreu i PUK, Idajet Beqiri ishte ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalonte dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë u s’provua nga një institucion. Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji rrëzoi sot dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e duke mos i dhënë të drejtë Metës.

Ndërkohë, kur Kolegji thekson se presidenti Meta as të shtyjë dhe as të shfuqizojë datën e zgjedhjeve, Meta ka caktuar një datë të re për votimet lokale. Zgjedhjet e reja lokale do të zhvillohen më 13 tetor.

Vendimin e Metës, kryeministri Rama e ka cilësuar një çmenduri duke këmbëngulur se zgjedhjet do të zhvillohen pas tre ditësh. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e takoi Metën sot në Presidencë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kolegji zgjedhor rrezon dekretin e metes shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta kolegji zgjedhor rrezon dekretin e metes shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll