Politike

“Zgjedhjet 2 ditë para ditëlindjes së Doktorit”, Ramës si del e keqja me Metën, nis talljen: E ka shpirt…

27 Qershor 2019, 15:42 Nga DOSJA
“Zgjedhjet 2 ditë para ditëlindjes së Doktorit”,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Instagram nga fushata në Përmet, ku edhe parashikonte datën e re të zgjedhjeve.

Në parashikimin e Ramës, Meta i konsultuar me bashkëshorten e tij, njëherasi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin do t’i caktonte zgjedhjet më 21 tetor.

Por me sa duket “parashikimi” i Ramës ka shkuar huq pasi, Meta i caktoi zgjedhjet 8 ditë më herët dhe vetëm 2 ditë para ditëlindjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. 

“E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin ia merr peng paniku”, shkruan Rama në Instagram duke postuar edhe një video.

Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta zgjedhjet lokale 2019 data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 27 Qershor 2019, 15:34

Dy faktet/ Bllofi i Ramës për gjyqin me BILD

Porocesi gjyqësor që Edi Rama shpalli pak ditë më parë ndaj tabloidit të madh gjerman BILD dhe gazetarit Peter Tiede mund të rezultojë një bllof, sa për të just...