Politike

Tërheqja e vëzhguesve, Cakaj: Nuk ishte qëndrim zyrtar, ndërkombëtarët mbështesin 30 qershorin

27 Qershor 2019, 13:55 Nga DOSJA
Tërheqja e vëzhguesve, Cakaj: Nuk ishte qëndrim zyrtar,

TIRANË– Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërheqjen e vëzhguesve që u bë një ditë më parë nga Këshilli i Europës. Në një deklaratë për mediat, ministri Cakaj shprehet se reagimi i KiE-së ishte qëndrim institucional dhe jo zyrtar.

Ndër të tjera Cakaj shtoi se Këshilli i Europës nuk ka dhënë asnjë deklaratë ku shrehet se zgjedjet 2 30 qershorit janë ilegjitime. Ministri u shpreh se OSBE/ODIHR kanë dërguar vëzhgues afatgjatë në lidhje me procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Ai tha se ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është në pikëpyetje dhe se mbështetet nga ndërkombëtarët.

“Ashtu siç është specifikkuar në deklaratën e djeshme KiE nuk quan të ligjshme ose jo zgjedhjet në Shqipëri. Kongresi nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Dhe kjo përfshin edhe faktin nëse zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor ose jo. Ata dhanë qëndrimin e tyre insitucional.

Opozita po bën një fushatë për të disinformuar KiE-në.

Po bëhet një përpjekje e falsifikuar për të ilegjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Rreziku që largoi vëzhguesit vjen nga partitë politike që kanë marrë rrugët e Shqipërisë dhe pasi janë rrënuar nga bota, duan të rrënojnë edhe shtëpinë e tyre.

Protesta e Opozitës së Bashkuar nuk kanë shfaqur vetëm shfrenimin maksimal të dhunës, ato kanë dhënë edhe një mësim për ne dhe kanë treguar se në rast se ka vullnet për të ndalur dhunë, ajo ndalet menjëherë.

Ndërhyrja në procesin zgjedhor është një vepër penale.

OSBE/ODIHR kanë dërguar vëzhgues afatgjatë dhe ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk ka më vend për t’u vënë në pikpyetje. SHBA-të dhe BE-ja janë shprehur se janë pro zgjedhjeve paqësore.

Sipas KE zgjehdjet duhet të mbahen më datë 30 qershor,”– u shpreh ministri Cakaj ndër të tjera.

Një ditë më parë Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit dhe dha një shpjegim për këtë ëështje. Në një deklaratë zyrtare Presidenti i Kongresit të pushtetit vendor në Këshillin e Evropës, Anders Knape, tha se misioni nuk vëzhgon zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të forcave të opozitës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj keshilli i europes terheqja e veshguesve gent cakaj keshilli i europes terheqja e veshguesve

Sondazh

Poll