Politike

Meta i bindur për datën e re të zgjedhjeve: Gati të gjykohem edhe në Hagë

27 Qershor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Meta i bindur për datën e re të zgjedhjeve: Gati të gjykohem

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thënse se është i bindur që 13 tetori do të jetë datë e rë zgjedhjeve dhe për këtë dekret ishte gati të gjykohej deri në Hagë. Meta shtoi se priste ende një reflektim nga Rama ashtu si bëri dhe Ramiz Alia në vitin 1990.

Unë e kam marrë përgjegjësinë para gjithë shqiptarëve dhe jam i gatshëm të përgjigjem për këtë akt para çdo gjykate shqiptare dhe ndërkombëtare që ka juridiksion në vendin tonë përfshirë dhe gjykatën e Hagës, por është vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të qetësohen, të reflektojnë edhe ne ta vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur në dhjetor të 90 se unë jam edhe i lëvizjes se dhjetorit dhe pata fatin historik të merrja pjesë në takimin me udhëheqësin e fundit Ramiz Alia, dhe mendonim se kishin pak shanse të ktheheshim në qytetin studentin dhe mund të përfundonin aty ku kishte përfunduar Pjetër Arbnori. Sot ka nevojë për reflektim nga kryeministri. Edhe Ramizi në fillim të 91 e shtyu datën e zgjedhjeve.”, tha Meta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve gjykata e hages ilir meta data e re e zgjedhjeve gjykata e hages ilir meta

Sondazh

Poll