Politike

Meta cakton zgjedhjet të reja, reagon sërish Rama: Haxhiu u ngjall, Presidenti ynë në shkarkim e sipër

27 Qershor 2019, 15:19 Nga DOSJA
Meta cakton zgjedhjet të reja, reagon sërish Rama: Haxhiu u ngjall,

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me caktimin e datës së re për zgjedhjet lokale më 13 tetor 2019 nga presidenti Ilir Meta.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama e cilëson kreun e shtetit si presidentin në shkarkim e sipër por duke mos u tërhequr nga 30 qershori për zgjedhjet lokale. 

“Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës. Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR,”-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË: 

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman

Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta zgjedhjet lokale 2019 data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll