Politike

Meta shtyu zgjedhjet, opozita pranon 13 tetorin: Atëherë janë zgjedhjet, klloçka Rama haji vezët e të bëfshin mirë!

27 Qershor 2019, 13:54 Nga DOSJA
Meta shtyu zgjedhjet, opozita pranon 13 tetorin: Atëherë janë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, të cilat sipas tij do të mbahen më 13 tetor.  Në një postim në Facebook, Vasili i bën thirrje Ramës të ‘mbledhë’ vezët e prishura, pasi zgjedhjet janë më 13 tetor.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave te Shijakut ku ngroh vezet e prishura te 30 qershorit. Klloçka kryeminister ne 13 tetor jane zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezet,haji dhe te befshin mire.

Presidenti Ilir Meta shpall ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve edi rama petrit vasili data e re e zgjedhjeve edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll