Politike

“I ke dyert e mbyllura”, qytetari nga Shkodra: Si më kërcënoi Fran Tuci në telefon, nuk u shkova në miting (VD)

27 Qershor 2019, 14:22 Nga DOSJA
“I ke dyert e mbyllura”, qytetari nga Shkodra: Si më

SHKODËR– Një qytetar ka denoncuar publikisht faktin që po kërcënohet nga kryetar i Bashkisë në Fushë Arrëz, Fran Tuci që është njëkohësisht edhe kandidat i PS-së për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një video të siguruar nga Dosja.al qytetari Mirash Thepi banor i fshatit Pacram në njësinë administrative Hajmel në Bashkinë Vau Dejës shprehet se është kërcënuar me anë të një telefonate nga Tuci.

Thepi tregon se gjithçka nisi pasi nuk pranoi të merrte pjesë në mitingun elektoral. Pas kësaj ngjarjeje atij i ka arshur një telefonatë nga Tuci ku i thotë se do t’i ketë dyert e mbyllura nëse fitorhet bashkia nga PS-ja. 

I shqetësuar, qytetari që jeton me një biznes të vogël ka bërë këtë denoncim publik. Ai kërkon që Prokuroria të nisë hetimet dhe të mos e lërë në heshtje këtë çështje.

Kam një biznes të vogël, mezor po jetoj pa u marrë me politikë. Kandidati i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani më kërkoi që të merrja pjesë në mitingun e tij elektoral dhe unë nuk pranova. Më pas më vjen një telefonatë nga Fran Tuci, që më thotë se nëse e fiton ai Bashkinë i kam dyert e mbyllura.

Unë vë në dispozicion telefonin tim dhe i them Prokurorisë që të mos e lërtë në heshtje këtë çështje. Hetoni për kërcënimin që më është bërë,”- dëgjohet teksa shprehet Thepi teksa në dorë mban telefonin ku shihet një mesazh i ardhur nga një numër që shkruan ‘Jam Fran Tuci’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fran tuci kercenimet elektorale kercenimi i qytetarit mark babani shkoder fran tuci kercenimet elektorale kercenimi i qytetarit mark babani shkoder

Sondazh

Poll