Politike

Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve, Spiropali: Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!

27 Qershor 2019, 13:20 Nga DOSJA
Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve, Spiropali: Haxhiut të

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me caktimin e datës së re të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Tëitter Spiropali pyet se kush do t’i organizojë zgjedhjet më 13 tetor kur të gjithë institucionet janë përgatitur për votime më 30 qershor.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!,”-shkruan Spiropali. 

Ditën e sotme në orën 9:00 të mëngjesit presidenti Ilir Meta ka takuar në kryedemokratin Lulzim Basha, me të cilin ka dialoguar lidhur me krizën në vend.Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. 

Në mesditë në një konferencë urgjente Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve lokale, më 13 tetor. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërsa ende nuk ka një reagim nga opozita. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve elisa spiropali ilir meta zgjedhjet lokale 2019 data e re e zgjedhjeve elisa spiropali ilir meta zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll