Politike

Alibeaj:E gjithë bota e pa sulmin kriminal që udhëhoqi Berisha ndaj PD,kapitull i ri

8 Janar 2022, 20:15 Nga DOSJA
Alibeaj:E gjithë bota e pa sulmin kriminal që udhëhoqi Berisha

TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagoi për herë të parë për protestën e dhunshme që u mbajt sot në godinën e PD. Në Facebook, zyrtari demokrat akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se udhëhoqi ndaj PD një sulm kriminal. Ndër të tjera, ai shkruan se sot ishte dita e fundit në politikë për ish-liderin demokrat dhe se tashmë ka filluar një kapitull i ri për partinë më të madhe opozitare.

POSTIMI I ENKELEJD ALIBEAJT:
Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal. Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!

 

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Nisin shoqërimet, Basha: Berisha iku. Ish-kryeministri: Rikthehemi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...