Politike

VD-Berisha nuk bën pas: Do kemi protesta të tjera, do futemi brenda, ka plot mënyra

8 Janar 2022, 13:29 Nga DOSJA
VD-Berisha nuk bën pas: Do kemi protesta të tjera, do futemi brenda,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera pas kësaj të sotmes në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij për mediat, Berisha u shpreh i bindur se do të hynin brenda selisë blu, por në asnjë moment nuk ka treguar metodat e tjera që do të ndërmarrin mbështetësit e tij.


Dyert e selisë janë të shtëpisë dhe jo të banditëve. Ata që gjuajtën anëtarët e PD me karrige dhe gurë janë kriminelë dhe banditë të Edi Ramës. Në mënyrë absolute do të hapen, kjo nuk ka ekuivok. Nuk ka forcë që na pengon ne. Ka plot variante të tjera. Po t’i druhesha kallëzimit penal nuk do isha këtu. Nuk kam drojtje unë. Nuk ka të ndalur triumfi i tij. Dita e sotme provon se është mision i shenjtë. Ja ku është demokracia shqiptare. Do ketë protesta të tjera,”-u shpreh Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: ‘Berisha ‘luftë’ në PD, shqyhen dyert e blinduara, ndërhyn Policia/ PD: Ai do gjak!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...