Politike

Basha: Me këtë shfaqje të shëmtuar, Berisha vulosi fundin e tij

8 Janar 2022, 18:57 Nga DOSJA
Basha: Me këtë shfaqje të shëmtuar, Berisha vulosi fundin e

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me protestën e dhunshme që u mbajt sot para selisë blu, ku u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Në Facebook, kryedemokrati shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha vulosi fundin e tij politik me protestën e dhunshme, të cilën e konsideron shfaqje të shëmtuar. Ai vlerësoi të gjithë demokratët që u distancuan sot nga sjellja e Berishës.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:
Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll