Politike

Përplasja në PD, Abazi: Njësoj si në Zimbabve, vazhdon lufta prej 2 vitesh

8 Janar 2022, 16:58 Nga DOSJA
Përplasja në PD, Abazi: Njësoj si në Zimbabve, vazhdon lufta

TIRANË – Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Bojken Abazi e krahasoi situatën aktuale në Partinë Demokratike me Lëvizjen Demokratike për Ndryshim (MDC) në shtetin afrikan Zimbabve. Në një postim në Facebook, Abazi shpjegon historinë e konfliktit brenda kësaj force politike, e cila është ndarë në dy kampe dhe po përballen për të marrë selinë dhe buxhetin e partisë.

POSTIMI I BOIKEN ABAZIT:

Në Zimbabe po ndodh prej më shumë se dy vitesh një zhvillim dramatik brenda partisë kryesore opozitare, MDC – Levizja Demokratike për Ndryshim. Kandidati i saj, Chamisa, humbi zgjedhjet presidenciale në vitin 2018, dhe prej atëherë një fraksion i partisë, MDC-T, drejtuar nga Khupe, e ka kontestuar Chamisën.

Khupe dhe Chamisa i janë drejtuar gjykatave në Zimbabwe, të cilat nga njëra shkallë te tjetra i kanë dhënë të drejtë MDC-T së Khupes, që e ka blinduar selinë dhe vazhdon të përfitojë fondin nga buxheti i shtetit që i takon MDC-së, edhe pse ky fraksion nuk përfaqëson më shumë se 5 % të elektoratit. Chamisa ka deklaruar se sistemi gjyqësor në Zimbabwe është i kapur nga partia në pushtet, ZANU-PF.

Chamisa gëzon mbështetjen e shumicës së anëtarëve të MDC-së (që tani njihet si Aleanca MDC) dhe ka organizuar disa protesta të mëdha në oborrin e selisë për ta rimarrë selinë, por pa sukses, dhe në disa raste zyrtarë të Aleancës MDC janë arrestuar nga policia. Aleanca MDC e Chamisës akuzon MDC-T e Khupes se është e kapur nga partia ZANU-PF, e ish presidentit Mugabe, tani nën drejtimin e Presidentit Mnangagwa.

Ndaj Zimbabwes ka sanksione ndërkombëtare nga ShBA dhe BE prej fillimit të viteve 2000. Ish Presidenti Mugabe dhe Presidenti aktual Mnangagwa janë përcaktuar nga Departamenti i Shtetit me Urdhëra Ekzekutivë të ish Presidentit Bush, si persona të korruptuar që kanë penguar proceset demokratike në Zimbabwe. Qeveria e Zimbabwes nën drejtimin e ZANU-PF është afruar më shumë me Kinën dhe Rusinë, prandaj, si duket, Chamisa shihet me sy pak më të mirë nga Perëndimi. Në vitet 2009-2013, Chamisa ka qenë ministër i Ministrisë së Informacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë në qeverinë e unitetit kombëtar të drejtuar nga Mugabe.

Lufta për selinë e MDC-së dhe fondin e buxhetit të shtetit vazhdon edhe tani që po afrohen zgjedhjet e pjesshme në Zimbabwe.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Nisin shoqërimet, Basha: Berisha iku. Ish-kryeministri: Rikthehemi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike boiken abazi perplasje ne partine demokratike boiken abazi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...