Politike

Mbështet Berishën, Sali Lushaj: Florenc Hoxha mori 13 kriminelë nga Maqedonia

8 Janar 2022, 14:27 Nga DOSJA
Mbështet Berishën, Sali Lushaj: Florenc Hoxha mori 13 kriminelë

TIRANË – Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha Sali Lushaj akuzoi sot ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxhën se ka vendosur në godinën e Partisë Demokratike 13 persona me precedentë kriminalë nga Maqedonia e Veriut. Pas protestës së dhunshme që u mbaj sot në godinën e Partisë Demokratike, Lushaj tha për “Faxnews” se demokratët janë vëllezur dhe nuk mund të vrasin njëri-tjetrin, por kanë goditur persona kriminelë që nuk kanë lidhje me PD.

“Ne s’duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin se jemi vëllezër. Por jo ata kriminelë që janë brenda, 13 kriminelë të Maqedonisë të ardhur nga Florenc Hoxha. S’duhet të jenë aty. E di unë se si dilnin ata. Por unë s’mund ta bëj kundër vëllezërve të mi. Kanë gjuajt ata kriminelë që kanë qenë aty, jo demokratët. Policia hodhi sot gaz lotsjellës nga më të tmerrshmit. Kjo ishte kurth sot. Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak, por kë do të vrasim? Shokët tanë? Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak nga ana jonë, se do të ishte situatë e tmerrshme”, tha Lushaj.

(d.v./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali lushaj perplasje ne partine demokratike sali lushaj

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...