Politike

Përjashtimi i Berishës? Bejko: Nëse është e nevojshme, pse jo?! Të veprojë drejtësia

8 Janar 2022, 16:43 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës? Bejko: Nëse është e nevojshme,

TIRANË – Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko beson se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të përjashtohet nga partia për shkak të organizimit të protestës së dhunshme kundër godinës së PD ditën e sotme. Në “News 24”, sekretari për çështjet vendore tha se gjithashtu, drejtësia duhet të bëjë detyrën ndaj ish-liderit demokrat dhe personave që organizuan këtë demonstratë të dhunshme në selinë blu. 

“Përjashtimi i Berishës nga PD? Nëse do të jetë e nevojshme, pse jo? Nuk mjafton vetëm kohezioni në diversitet Ata që kanë ushtruar dhunë verbale, të merren penalizime. Nëse do vazhdojë të shkelë institucionet, vdekjen politike e mori që sot. Nuk e shoh të ardhmen kryeministër, mund të jetë kryetar i partisë së vogël. Në jetën personale I uroj më të mirën, të nal lërë rehat. Drejtësia të bëjë punën”, tha Bejko.

Bejko u dhunua dhe kërcënua nga mbështetës të ish-kryeministrit sot teksa po tentonte të futej në ndërtesën e Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Nisin shoqërimet, Basha: Berisha iku. Ish-kryeministri: Rikthehemi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike sali berisha dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...