Politike

“Pse merrni demokratët”, Bardhi sherr me policët, efektivi: E di ti kush i mori

8 Janar 2022, 19:03 Nga DOSJA
“Pse merrni demokratët”, Bardhi sherr me policët,

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me efektivë të Policisë së Shtetit që po qëndronin në hyrje të selisë qendrore të PD-së. Teksa ndodhej para kamerave, Bardhi u filmua ndërsa dëgjohet tu kërkonte llogari efektivëve për shoqërimin e demokratëve në polici. Sipas Bardhit, policia nuk kishte pse të shoqëronte personat që ishin në mbledhje e madje e konsideroi të paarsyeshme edhe qëndrimin e tyre në hyrje të selisë blu. 

Pjesë nga biseda:

Gazment Bardhi: Ju lutem shumë, unë vij këtu dhe ju pyes se kush janë shefat tuaj dhe ju më thoni të shkoj lart. Shkoj lart dhe ata më thonë të vij këtu. Mund të kem një përgjegje?

Efektivi: Ju lutem shumë se kemi punën tonë

Gazment Bardhi: Jo ju nuk keni punën tuaj, kanë qenë në mbledhje, kanë qenë gazetarë dhe i keni shoqëruar, për çfarë akuzohen?

Efektivi: Është puna jonë zotëri, e di mirë ti se përse janë marrë dhe kush i mori

Gazment Bardhi: Jo unë nuk e di

Efektivi: Nuk ta japim këtë informacion, mirë vazhdo fil

Gazment Bardhi: Po kjo nuk është gjuhë e një punonjësi të shtetit, pse jeni ju në zyrën time të punë, çfarë po bëni këtu?

Efektivi: Mirë, mirë vazhdo.

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

LEXO EDHE KËTË:

Bardhi: Pse shoqërohen kryetarët e degëve në polici? Deputetëve ju kontrolluan zyrat

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll