Politike

Salianji: Berisha ka negociuar me kundërshtarë socialistë, jo për demokratët

8 Janar 2022, 14:54 Nga DOSJA
Salianji: Berisha ka negociuar me kundërshtarë socialistë, jo

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagoi pas përfundimit të protestës së dhunshme në Partinë Demokratike ku u tentua marrja e saj me forcë dhe nxjerrja e kryetarit Lulzim Basha nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Për “News 24”, Salianji tha se rrezikohej seriozisht jeta e të gjithë personave që ndodheshin brenda selisë blu dhe se kjo ngjarje e sotme është një akt tribalizmi. Salianji sulmoi Berishën duke thënë se në të kaluarën ai ka mundur të negociojë me kundërshtarë politikë të majtë për çështje të caktuara, ndërsa sot ai ka sulmuar demokratët.

“Është një ditë e keqe për demokratët.Rrezikoheshin jeta e deputetëve, kishte gra shtatzëna që ishin thirrur në mbledhjen. Nga negociatat do të bëhej zgjidhja .Nu e kuptova si vendosen demokratët kundër demokratëve që kërcënohen me gurë, vare, sharje demokratët. Rrezikohej të eskalohej në dhunë ciklike. S’ka situatë e vështirë, mund të hapej fare selia, legjitimiteti nuk vjen nga selia, godina, nuk vlen as sa një jetë njerëzore.Si demokratët jashtë dhe ne brenda selisë që u gjendëm, nuk kishim asnjë mundësi ku të lëviznim. Është një çmenduri, akt tribalizmi që të marrë fund. Duhet të marrë përgjegjësi ai që rrezikon jetën e qytetarëve. Nuk ka vlerë politika jeta e qytetarëve kur kërcënohet jeta e qytetarëe. Berisha ka negociua me ish-kryeministra, kundërshtarë, nuk negocion për demorkatët”, u shpreh për “News 24” deputeti Ervin Salianji.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Nisin shoqërimet, Basha: Berisha iku. Ish-kryeministri: Rikthehemi


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji perplasje ne partine demokratike ervin salianji perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...