Politike

Protesta te PD, Çuçi: Policia tregon profesionalizëm, nuk tolerohet dhuna

8 Janar 2022, 14:43 Nga DOSJA
Protesta te PD, Çuçi: Policia tregon profesionalizëm, nuk

TIRANË – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vlerësoi sjelljen e forcave të policisë në menaxhimin e protestës në godinën e Partisë Demokratike. Pas përfundimit të saj, Çuçi regoi në Facebook duke thënë aktet e dhunës janë të patolerueshme.

POSTIMI I BLEDI ÇUÇIT:

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime Policia e Shtetit.

 

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledi çuçi perplasje ne partine demokratike bledi çuçi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...