Politike

“Berisha u katandis sot me 444 vetë”, Bejko: Herën tjetër do e mbështesë fisi i tij

8 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
“Berisha u katandis sot me 444 vetë”, Bejko: Herën

TIRANË – Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko deklaroi se ish-liderin demokrat Sali Berisha do ta mbështesë në të ardhmen vetëm njerëzit e tij të afërt. Në studion e “News 24”, Bejko tha se Berisha u mbështet sot nga 444 persona dhe se pasi të gjithë e panë organizimin e sulmit të dhunshëm ndaj selisë së PD, do të ketë vetëm fisin e vet si mbështetës në të ardhmen.

“Berisha është si fantazmë që del nga tragjeditë e Shekspirit. Ngjan si Makbethi. Berisha u katandis me 444 vetë. U turpërua në pleqëri. Berisha po na fut në sherr. Identifkon armiq vitualë. Kam pasur nëj incident në vendodhje emocionale. Kam përmendur zotin Fuga. Berisha ka përdorur nëj shkrim të Fugës kur fliste me të drejtë për blindimin e dyerve. Kam thënë që zoti Fuga mbështet Berishën. I kërkoj falje profesorit publike. Nuk ka për të ndodhur më. Sot kjo situatë më ngjau me 1991. Berisha ka dalë nga politika në mënyrën më të turpshme. U premtoi se do të nxirrte. Pasi i ikën, sot ishte edhe më vetëm. Sado para të hedhë, nuk mbledh dot më shumë se fisi i vet”, deklaroi Roland Bejko.

Kujtojmë që zyrtari demokrat u dhunua dhe kërcënua sot nga simpatizantë demokratë mbështetës të Berishës. Ai reagoi fillimisht për “News 24” se njëri prej agresorëve e njihte personalisht. Ai pranoi se nuk do t’i padisë në prokurori njerëzit që e sulmuan dhe fyen duke thënë se ata kanë re pre e propagandës së ish-liderit demokrat Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Nisin shoqërimet, Basha: Berisha iku. Ish-kryeministri: Rikthehemi
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:00

VD-Dronë në selinë e PD! Berisha: Kush i solli?

TIRANË– Në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur dronë. Kjo ka sjellë shqetësim nga ana e demokratëve të pranishëm si d...