Aktualitet

Ktheu lokalin në pikë bastesh, procedohet penalisht 20 vjeçari në Fier

20 Shkurt 2019, 09:54 Nga DOSJA
Ktheu lokalin në pikë bastesh, procedohet penalisht 20 vjeçari

FIER- Një 20 vjeçar është proceduar penalisht, pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Ndaj të riut me iniciale E.Ç, rëndojnë akuzat e “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sipas njoftimit të policisë, 20 vjeçari ushtronte aktivitet të kundërligjëm të lojërave të fatit në ambientet e lokalit që administronte vetë.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: – E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier lojera fati procedim penal fier lojera fati procedim penal

Sondazh

Poll