Aktualitet

Debati/ Hyseni – Salianjit: Mbi 30 deputetë të opozitës nuk do pranojnë djegien e mandateve

19 Shkurt 2019, 20:56 Nga DOSJA
Debati/ Hyseni – Salianjit: Mbi 30 deputetë të opozitës nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është përplasur me kolegun socialist Alket Hyseni, lidhur me vendimin e marrë nga Opozita për djegien e mandateve. (Lexo këtu)

Salianji u është përgjigjur akuzave të Qeverisë, se ky vendim është marrë për të shpëtuar nga SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe për të marrë pushtet, sipas tij kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi sipas tij po lënë pushtet.

Nga ana tjetër është kundërpërgjigjur deputeti socialist Alket Hyseni, i cili shprehet se janë mbi 30 vetë që s’do të pranojnë vendimin politik.

Pjesë nga debati:

Salianji: Politika nuk e ndryshon dot reformën në drejtësi. Pse të kem frikë, unë kur s’kam mbajtur kurrë asnjë post publik. Po nëse kanë frikë këta, po ça është kjo? Çfarë pushteti po kërkojmë ne, ne po lëmë pushtet.

Ngjela: Të gjithë duan destabilizim. Frikë nga reforma kanë të tërë. E kuptoj që edhe Rama do destabilizim. Por nuk ka kurajo. PD-ja nuk do të bëjë gjë.

Hyseni: Liderët tuaj nuk i ikin dot Gërdecit por as katër të vrarëve në bulevard. Jeni mbi 30 veta që s’do ta pranoni vendimin politik. Këtu do të jemi.

(B.B/ Dosja .al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket hyseni debat djegia e mandateve te opozites ervin salianji alket hyseni debat djegia e mandateve te opozites ervin salianji

Sondazh

Poll