Aktualitet

Deklarata e fortë e Bushatit: Ndërkombëtarët flenë në shtëpitë e oligarkëve, e shikojnë vendin me syze rozë (VIDEO)

20 Shkurt 2019, 07:31 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Bushatit: Ndërkombëtarët flenë

TIRANE- Analisti Andi Bushati ka folur së fundmi për situatën politike në vend dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve. Ai u shpreh  në “News 24”, se përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë duhet të ndërgjegjësohen për situatën në vend.

Ai tregoi se ndërkombëtarët flenë në shtëpitë e oligarkëve që i kanë marrë me qira dhe e shikojnë vendin me syze rozë por sipas tij ata duhet të ndërgjegjësohen për situatën që ndodhet vendi jonë.

“Këta ndërkombëtarët që janë rehatuar në Shqipëri që më shumë vënë theksin te stabiliteti sesa demokracia që shohin jetën e tyre të rehatshme. Janë rregulluar të gjithë në apartamentet apo shtëpitë që iu marrin me qera oligarkëve  e shohin Shqipërinë me disa syze rozë dhe thonë fundi i fundit nëse ka ca difekte në drejtësi ka ca difekte në vjedhjen e zgjedhjeve nuk është ndonjë gjë e madhe  se kjo është Shqipëria. Pra edhe këta duhet të ndërgjegjësohen”, u shpreh Bushati.

Një ditë më parë deputeti i LSI Lefter Koka nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit duke dalë kështu kundër vendimit unanim të marrë nga partia në të cilën ai bën pjesë.(lexo këtu) Dy ditë më parë PD dhe LSI deklaruan se do të djegin mandatet e deputetëve pasi vendi sipas tyre ndodhet në një emergjencë kombëtare.

Deklarata e Bushatit, minuta 10: 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati djegia e mandateve te opozites qëndrimi i ndërkombëtarëve andi bushati djegia e mandateve te opozites qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll