Aktualitet

Vritet shqiptari në Brazil, refuzoi t’u jepte para grabitësve (Emri+Foto)

20 Shkurt 2019, 08:55 Nga DOSJA
Vritet shqiptari në Brazil, refuzoi t’u jepte para grabitësve

BRAZIL– Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një grabitje të armatosur në Brazil.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin brazilian të Fortaleza. Sipas raporimeve të  Viktima është Alban Gropcaj 28 vjeç, i cili ishte së bashku me një shtetas italian, Guido Bertola, kur ranë pre e grabitjes, raporton “La Stampa”

Sipas raportimit të medieve lokale, mësohet se në momentin që ata kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë, u sulmuan nga disa persona të armatosur me dy motorçikleta. Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Ndërsa shqiptari reagoi duke refuzuar t’u jepte paratë.

Por njëri prej autorëve e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën. Kurse, italiani Guido Bertola pësoi lëndime të vogla dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit është pronar i një zdrukthtarie dhe së bashku me punëtorin shqiptar mendohet se kishin shkuar në Brazil për një udhëtim pune.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban gropcaj brazil grabitje vritet shqiptari alban gropcaj brazil grabitje vritet shqiptari

Sondazh

Poll