Aktualitet

Pushoi hetimet për ish-kryekomunarin, KPA shtyn për të dytën herë vendimin për prokuroren Sevdari

19 Shkurt 2019, 20:41 Nga DOSJA
Pushoi hetimet për ish-kryekomunarin, KPA shtyn për të dytën

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit sërish për në datën 25 shkurt seancën vendimin për prokuroren e Tiranës dhe njëkohësisht anëtaren e KLP-së, Antoneta Sevdari. (Lexo këtu)

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, ka pasur edhe përplasje mes Komisionerit Publik dhe trupit gjykues, gjë që ka çuar në shtyrjen e afatit të konkluzioneve përfundimtare për Sevdarin.

Gjithashtu Komisioneri Publik kërkoi riçelje të hetimit administrativ por kërkesa është refuzuar nga trupa gjykues, e cila e ka konsideruar dokumentacionin në dosje si të mjaftueshëm për të arritur në një vendim për çështjen.

Sevdari u konfirmua në detyrë më datë 18 korrik, por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik. 

Pse u penalizua Sevdari?

Bëhet fjalë për mbylljen e një dosjeje në Gjykatën e Shkallës së Parë. Sevdari, sipas Komisionerit publik ka pushuar çështjen për një ish-kryetar komune, i cili ka qenë i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari komisioneri publik kpa kpk vettingu antoneta sevdari komisioneri publik kpa kpk vettingu

Sondazh

Poll