Aktualitet

Rruga e Arbrit/ “Thesari ka paguar transaksionin 2.1 miliard lekë koncensionarit”

20 Shkurt 2019, 07:57 Nga DOSJA
Rruga e Arbrit/ “Thesari ka paguar transaksionin 2.1 miliard lekë

TIRANË- Thesari i Shtetit i ka paguar 2.1 miliard lekë koncensionarit për Rrugën e Arbrit për llogari të Ministrisë se Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Ky fakt është bërë i ditur nga Open Spending Albania, e cila ka publikuar transaksionin, ku përfitues është Gjoka, kompania e cila ka fituar koncensionin për ndërtimin e kësaj rruge.

Ndërkohë dhe drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj, në një postim në Facebook shkruan se  kjo është pagesa më e lartë që është bërë deri tani.

“Thesari Paguan transaksionin 2.1 miliard lekë për Pagesa Koncesioni Rruga e Arbrit . Situacione të dorëzuara në muajin Nëntor 2018. Ky është një nga transaksionet më të larta të paguara nga Thesari i Shtetit për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Data e Pagesës 21 Janar 2019. Monitoroni pagesa Thesari”, shkruan Aranita Brahaj në Facebook.

Edhe në faqen zyrtare të Open Data kjo pagesë rezulton të jetë kryer dhe në të dhënat e saj shkruhet se Ministria e Financave i ka paguar kompaninë Gjoka nga Thesari i Tiranës një transaksion për rritjen e shpenzimeve të ndërtimit të rrugës, një shifër prej 2,147,483,647 lekë.

Rruga e Arbrit është në ndërtim e sipër dhe vlera e saj ësthë rritur kohë pas kohe, duke hapur dhe debate të forta politike, pasi qeveria është akuzaur nga opozita për tendera fiktivë dhe rritje të madhe të kostos së saj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e energjise open data rruga e arbrit thesari tirane ministria e energjise open data rruga e arbrit thesari tirane

Sondazh

Poll