Aktualitet

DH Albania përjashtohet për 3 vjet nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik

19 Shkurt 2019, 21:28 Nga DOSJA

Agjencia e Prokurimit Publik ka dënuar me tre vjet përjashtim nga procedurat e prokurimit publik, kompaninë DH Albania. Në njoftim e bërë publik me buletinin e datës 11 shkurt por të vendosur më datë 7 të po këtij muaji, Agjencia njofton se Dh Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese për dy tendera me vlerë 30 milionë dollarësh, përjashtohet deri në datën 7 shkurt 2022.

Vendimi vjen gati katër muaj pas daljes në dritë të skandalit të falsifikimit të dokumenteve të tenderit nga ana e administratorit Avdiol Dobi, i cili është shpallur në kërkim. Shkresa e Autoritetit Rrugor Shqiptar i është përcjellë APP-së më 18 janar dhe Agjencia e ka përpunuar atë në një vendim përfundimtar vetëm më 7 shkurt.

Kompania thuhet se është nën hetim penal nga Prokuroria dhe ajo është akuzuar në media se nuk është asgjë më shumë sesa një mbulim për kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj. Kërkesa e ARRSh-së ishte për përjashtim nga procedurat e prokurimit publik, por jo nga procedurat koncesionare, çka në fakt përbën një hollësi kurioze më vete.

Kujtojmë se më “Tpz.al”, zbuloi skandalin me kompaninë DH Albania e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe. Kjo kompani kishte depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania mëmë, Dunwell Haberman, është themeluar në vitin 1998. Por ky dokument ishte i falsifikuar, gjë që solli edhe anulimin e punimeve për lotin e parë të projektit të Unazës së Madhe.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll