Aktualitet

Dhunoi gruan, arrestohet 50-vjeçari, në banesë iu gjet armë dhe fishekë

20 Shkurt 2019, 09:10 Nga DOSJA
Dhunoi gruan, arrestohet 50-vjeçari, në banesë iu gjet

Në prangat e policisë së Tiranë ka rënë një 50-vjeçar pasi i është gjetur në banesë një armë tip pistoletë dhe 21 fishekë.

50-vjeçari me iniciale D.P u arrestua në flagrancë nga policia pasi kishte dhunuar fizikisht gruan e tij.

Njoftimi i policisë:

Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:

D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë . Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50 vjeçari d.p sekuestrohet pistoletë arrestohet 50 vjeçari d.p sekuestrohet pistoletë

Sondazh

Poll