Aktualitet

Djegia e mandateve, SHBA kundër PD dhe LSI: Po sabotoni të ardhmen e Shqipërisë

19 Shkurt 2019, 17:30 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, SHBA kundër PD dhe LSI: Po sabotoni të ardhmen e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për djegien e mandateve. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se kërcënimet e partive opozitare minojnë demokracinë dhe sabotojmë progresin e Shqipërisë.

“ Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme,”- thuhet në reagim.

Më herët në një intervistë për Top Channel, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shprehej kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare. Soreca thotë se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve, ndërsa kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba djegia e mandateve te opozites lsi pd shba thirrje deputetëve ambasada e shba djegia e mandateve te opozites lsi pd shba thirrje deputetëve

Sondazh

Poll