Aktualitet

Kanabizimi/ Ylli Rakipi: Dy vite më parë s’mbeti milimetër pa u mbjellë, ambasadorët lavdëronin Ramën

20 Shkurt 2019, 06:44 Nga DOSJA
Kanabizimi/ Ylli Rakipi: Dy vite më parë s’mbeti milimetër

Tiranë/Gazetari Ylli Rakipi mbrëmjen djeshme në emisionin “Provokacja” të Mustafa Nanos ka folur për kanabizimin e vendit dy vite më parë dhe për reagimin ambasadorëve. 

Ai u shpreh se ishin pikërisht diplomatët e perëndimit në Shqipëri që nuk reaguan për kanalizimin e vendit ne vitin 2017-ë, duke shtuar madje se ishin ata që lavdëronin ‘sukseset’ e mazhorancës në konferenca, siç ishte rasti i ish-ambasadorit Donald Lu.

 “Nëse ata do t’i thonin politikës shqiptare se kjo që po bëni ju është jashtë sistemit dhe nuk ka lidhje fare me sistemin dhe se ju po ndërtoni një sitetm tuajin të gabuar, të siguroj që një pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare do e dëgjonte, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Nëse ambasadori i SHBA-ve, ai që iku, ambasadorët që janë këtu të Perëndimit, nuk do dilnin në konferenca të mëdha që të lavdëronin dy vite më parë se si po zhduket kanabisi në Shqipëri, ku nuk mbeti milimetër pa mbjellë, të jesh i sigurt që shqiptarët do ta dëgjonin dhe Edi Rama do shkonte edhe vetë të korrte kanabis që ta hiqte. Nëse ish-ambasadori Lu nuk do dilte aty për të numëruar suksesin e mbylljes së kanabisti, ata vetë…  Ai nuk foli sepse ata kanë menduar se ky është një copë vendi, këta para nuk kanë mundësi ekonomike nuk kanë…”, mendon Rakipi.

Për djegien e mandatëve të opozitës, gazetari u shpreh se ajo po kërkojn nga qeveria normalitet në zgjedhje dhe nuk thotë se po kërkoj pushtet, edhe pse atë do.

“Opozita nuk ka si të thotë se unë dua pushtetin edhe pse pushtetin do, por thotë dua të shkoj në zgjedhje në mënyrë normale që vota ime të numërohet dhe jo të vidhet. Basha doli sot dhe përmendi emra konkretë si dhe qytetet ku janë vjedhur votat. Opozita kërkon dhe i bën thirrje qeverisë që t’i sigurojë normalitet në zgjedhje. Edi Rama duhet ta lexojë këtë punë se çfarë i ka shtuar të keqes që mori në dorëzim, sepse një të keqe mori në dorëzim dhe sa të madhe e rriti këtë të keqe ky”, u shpreh Rakipi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ish-ambasadori dolanld lu kanabizimi i vendit ylli rakipi edi rama ish-ambasadori dolanld lu kanabizimi i vendit ylli rakipi

Sondazh

Poll