Aktualitet

VD:Kreu i SPAK ironi me Bashën: S’na besonte, tani do të na ngarkojë detyra të tjera

20 Dhjetor 2021, 12:18 Nga DOSJA
VD:Kreu i SPAK ironi me Bashën: S’na besonte, tani do të na

TIRANË – Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke i përmendur Vettingun në Politikë. Në fjalën e tij, në ceremoninë e sotme, Kraja tha se SPAK është kthyer në shpresë, madje edhe për skeptikët. Edhe pse nuk përmendi emra, shefi i SPAK la të kuptohet se Basha, edhe pse një nga mosbesuesit më të mëdhenj, kërkon që procesi i vettingut në politikë të bëhet nga kjo strukturë.

“Në fillimet e para kishte më tepër mosbesim. Sot edhe ata që kanë qenë më mosbesuesit ndaj nesh kërkojnë që të na japin për të ushtruar funksione që nuk i ka një prokuror,”-tha në fjalën e tij, Kraja.

Por ndërkohë edhe Basha nga ana e tij është i paqartë për qëndrimin e tij. Sot, në Kuvend u shpreh se Reforma në Drejtësi ishte mbështetur pasi u krijua garancia se “Trekëndësi i Bermudës” nuk do të prekej. Duke nënkuptuar këtu shefin e maxhorancës, Edi Rama; ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Më pas, në fund kërkoi edhe njëherë që të miratohej nisma e propozuar nga opozita për Vettingun në Politikë, duke u ofruar që procesi të niste nga ai.

LAJMI KRYESOR: 2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet, politikanët kanë frikë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arben kraja lulzim basha vettingu ne politike arben kraja lulzim basha vettingu ne politike

Sondazh

Poll