Aktualitet

VD- Mbi 100 ushtarë të luftës italo-greke dyshohet se janë varrosur në Përmet

20 Dhjetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
VD- Mbi 100 ushtarë të luftës italo-greke dyshohet se janë

PËRMET- Një varr masiv me mbi 100 ushtarë të luftës italo-greke dyshohet se ndodhet në Përmet. Pas dyshimit komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka filluar gërmimet dhe ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele te pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit. Parcela që po hapet sot parashikohet të shtrihet me një gjatësi 80×40 metra. Eshtrat e ushtarëve grekë i përkasin viteve 1940-1941.

Gërmimet kanë filluar dhe në vendngjarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës i cili nuk pranoi të jepte informacion pasi nuk ishte i autorizuar.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore sociale eshtra të 100 ushtareve grek permet eshtra të 100 ushtareve grek permet

Sondazh

Poll