Aktualitet

SKANDAL! 253 mln euro…në kosh/ Propagandës i del boja,‘çmontohet’ rruga e Arbrit

20 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
SKANDAL!  253 mln euro…në kosh/ Propagandës i del

DIBËR – Vetëm pak kohë më parë u inaugurua nga vetë kryeministri Rama me bujë të madhe, por duket se Rruga e Arbrit, vetëm e tillë nuk mund të quhet, pasi ka qenë në gjendje më të mirë kur në të nuk ishin hedhur miliarda lekë. Siç duket nga fotot e shkëputura nga rruga, në disa pjesë të mira të saj janë hapur disa gropa të thella, gati një pëllëmbë, të cilat jo vetëm shëmtojnë imazhin e një rruge të mirëfilltë, por po rrezikojnë edhe jetën e udhëtarëve, të cilët e kanë pritur për shumë vite realizimin e kësaj ‘ëndrre’, e cila mesa duket edhe për ca kohë do të vijojë të jetë e tillë.

Ka qenë Gent Sejko, i cili ka publikuar në profilin e tij në rrjetet socialem disa foto të rrugës së shkatërruar dhe të hapur gjithandej, të cilat nuk kanë nevojë për shumë koment për të hedhur poshtë gjithë propagandën e qeverisë në inaugurimin e saj disa ditë më parë.

Rruga e Arbrit U hap më 29 Nëntor në mënyrë provizore, ku ishte vetë Kryeministri Rama, i cili në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ‘ngriti traun’, teksa ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Baluku e ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Madje, në videon në fjalë, Rama bëri në këmbë rrugën e tunelit të Murrizit ku aktualisht kalohet me ByPass.

Në atë që Rama bënte me dije gjatë inaugurimit thuhej se, tashmë rruga do të bëhej për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhej deri më sot. Vetë Rama shkruante se në këtë pjesë të rrugës për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë. Pas Ramës, qindra qytetarë të veshur me kosutme popullore, lodra e tupanë kanë ecur me këmbë për herë të parë në këtë rrugë. Por mjaftuan vetëm disa javë përdorim që propaganda të fshihej dhe të hapeshin gropat që janë kthyer në një shenjë të korrupsionit në këtë rrugë. Banorët e Dibrës kishin kohë që ëndërronin për një rrugë, por duket se ëndrra vazhdon…

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko hapet rruga e arbrit rruga e arbrit genc sejko hapet rruga e arbrit rruga e arbrit

Sondazh

Poll