Aktualitet

ATENTATI/ Sadedinaj tek Trauma, autori u kap nga kamerat, telekomandoi shpërthimin

20 Dhjetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
ATENTATI/ Sadedinaj tek Trauma, autori u kap nga kamerat, telekomandoi

VLORË– Njolla gjaku dhe trotuar i copëtuar! Këto janë pasojat që la pas tritoli që u fsheh brenda një kutie kartoni për t’i marrë jetën 34-vjeçarit Endri Sadedinaj në hyrje të një garazhdi nëntokësor, por fatmirësisht 34-vjeçari ka arritur që të mbijetojë. Edhe pse në gjendje të rëndë për jetë, e me dëmtime të mëdha në gjymtyrë e fytyrë, 34-vjeçari ka mbijetuar e po merr mjekim të specializur tek “Trauma” në Tiranë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur nga puna për të gjetur personin që vendosi sasinë e lëndës plasësë, për herë të dytë ndaj 34-vjeçarit, duke sekuestruar të gjitha pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së bizneseve atyre pranë. Nga pamjet e kapura, dallohet një person i maskuar me kapuç në kokë, që lë pakon në vend dhe më pas largohet i qetë 200 metra më tutje duke pritur për prenë e tij. E pikërisht në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe i ka kaluar afër, bomba e lidhur me celular është aktivizuar me celular dhe i ka shpërthyer mu në këmbë, duke e dëmtuar rëndë. Vetë Sadedinaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por mendohet se motiv për atentatin është ajo e prishjeve të pazareve të drogës por edhe miqësia me personazhë të njohur të botës së krimit. Sipas burimeve të Dosja.al, ka qenë mik i ngushtë me Isuf Brahimajn. Edhe ky mbeti i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë, ndërsa brenda në makinë ndodhej me një 19-vjeçarje, e cila i shpëtoi vdekjes dhe qarkullonte me një mjet të blinduar, të cilin ia merrte hua herë pas here një personi të fuqishëm në Lushnje, deri më tani i identifikuar me inicialet R.Sh, i përfolur muajt e fundit për një ngjarje kriminale në këtë qytet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Tritoli në kuti kartoni! Sadedinaj e shkeli me këmbë dhe ‘boom’, autori e shpërtheu

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentati i endri sadedinaj endri sadedinaj atentati i endri sadedinaj endri sadedinaj

Sondazh

Poll