Aktualitet

Historia përsëritet…! Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset Endri Sadedinaj

19 Dhjetor 2021, 14:20 Nga DOSJA
Historia përsëritet…! Atentat me eksploziv në Vlorë,

VLORË– Një shpërthim i fortë me lëndë plasëse ka tronditur zonën e Lungomares në Vlorë pasditen e sotme, ku i plagosur rëndë ka mbetur, biznesmeni Endri Sadedinaj. Ngjarja ka ndodhur pas orës 15:30, lagjen “10 korriku”, ku biznesmeni 34-vjeçar mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të ndodhur. Si pasojë e shpërthimit, 34-vjeçari ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë dhe në fytyrë, e është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ishin banorët e lagjes të cilët të alarmuar kanë njoftuar Policinë, duke i dhënë edhe ndihmën e parë të riut që dergjej në mes të rrugës, ku sapo kishte dalë nga një parkig nëntokësor. Ndërkohë që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur skemën e atentatit, në Babicë të Vlorës është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndaj Endri Sadedinit i kanoset jeta, pasi 4 vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer.

Lidhur me ngjarjes asokohe, ai pretendonte se nuk kishte diheni se kush mund ta donte vdekjen e tij, duke heshtur para hetuesëve. Ndërkohë që sot, thuajse në të njëjtën datë historia përsëritet. Paraprakisht dyshohet se shkak për atentatin mund të jetë e shkuara e të riut dhe prishja e pazareve të drogës, por nuk ka ende asnjë version zyrtar nga ana e uniformave blu të Vlorës.

Nabai i një fëmije, sipas burimeve të Dosja.al, ka qenë mik i ngushtë me Isuf Brahimajn. Edhe ky mbeti i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë, ndërsa brenda në makinë ndodhej me një 19-vjeçarje, e cila i shpëtoi vdekjes dhe qarkullonte me një mjet të blinduar, të cilin ia merrte hua herë pas here një personi të fuqishëm në Lushnje, deri më tani i identifikuar me inicialet R.Sh, i përfolur muajt e fundit për një ngjarje kriminale në këtë qytet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Në kuti kartoni / Autori shpërtheu eksplozivin pasi Sadedinaj e shkeli me këmbë

Sadedinaj te Trauma/ Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore, ka keq këmbët

Sot u bë atentat, Endri Sadedinaj, mik i Isuf Brahimaj të vrarë në 2014

Atentati me eksploziv në Lungomare, FNSH kontrolle kudo, shoqërohen 6 persona

Si ndodhi shpërthimi në Vlorë/ E ndoqi HAP PAS HAPI, autori shtypi butonin nga larg

I vunë tritol edhe para 4 vitesh! Biznesmeni nga Vlora kishte kërkuar azil në Francë

“Këtu!”/ Atentati me eksploziv në Vlorë, i riu rënkon nga dhimbjet, e mbulojnë me…

FOTO/ Kush është 33-vjeçari që iu bë atentat me eksploziv në Vlorë

Shpërthimi në Vlorë/ Si në vitin 2017 Sadedini i shpëtoi një tjetër atentati

Shpërthimi me eksploziv në Lungomare, MOMENTI kur personi ishte shtrirë në tokë

Atentati me eksplozivi në Lungomare, zbulohet identiteti i të plagosurit

FOTOT/ Dalin pamjet e para nga atentati në Vlorë

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet endri sadedinaj vlore endri sadedinaj vlore

Sondazh

Poll