Aktualitet

Fusha e aviacionit, banorët e Moravës në Berat dalin në protestë: NATO të vijë këtu!

20 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA
Fusha e aviacionit, banorët e Moravës në Berat dalin në

BERAT – Banorët e Moravës në qytetin e Beratit kanë dalë ditën e sotme në një protestë kundër kompensimit të tokave bujqësore. Ata shprehen se, nuk do ndalen derisa të marrin kompensim me çmimin e duhur për tokat bujqësore pasi sipas tyre ai i vënë nga Ministria e Mbrojtjes është qesharak

Ata bëjnë me dije se, i kanë dërguar një shkresë të dytë Ministrisë së Mbrojtjes por ende nuk u është kthyer përgjigjie. Tokat do tu merren për rikonstruksionin e fushës së aviacionit.

Kemi investuar mundin e gjithë jetës tonë. 2 milionë e 30 mijë lekë të vjetra kompensim është tallje për ne.

Ne do protestojmë para Ministrisë, Ambasadës amerikane derisa toka të na vlerësohet me çmimin e tregut në këtë zonë. Me 2 milion dynym-in, është cmim qesharak.

Nipërit dhe mbesat e mia ku t’i çoj? Jashtë shtetit?

Moj të na marrin dhe shtëpitë, ama paratë i duam!

Kam qenë emigrant në Greqi, shkule thotë, ku të vete me 2 milionë lekë të vjetra. Për serat nuk ka asnjë dëmshpërblim.

Ngrehu na thonë, por unë nuk lëviz, jemi mbi 200 familje. Duam dhe përfaqësuesit e NATO-s të na vijnë këtu.”, u shprehën banorët njëzëri, në një intervistë ‘për Fax News’.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e moraves berat protesta e banoreve banoret e moraves berat protesta e banoreve

Sondazh

Poll