Aktualitet

‘Lekët, s’erdhe në Kuvend’/ Zhupa kallëzon qytetarin: S’janë mesazhet e mia, ‘fake’

20 Dhjetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
‘Lekët, s’erdhe në Kuvend’/ Zhupa kallëzon

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me disa foto që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, në të cilën pretendohet se si kjo e fundit i kërkonte llogari një anëtari të PD-së për mungesën e shënuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Madje në mesazhe, Zhupa i kërkonte që t’i kthente pas edhe shumën prej 100 eurosh që i kishte paguar. Në reagimin e sotëm, deputetja ka sqaruar gjithçka duket u bërë kallëzim në Prokurori ndaj qytetarit që kishte shpërndarë lajmin e rremë në rrjetet e tij sociale, duke ngulur këmbë se e gjitha ishte montazh.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim. Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim! Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama! Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i derguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rëne pre e këtij montazhi dhe falssifikimi të turpshëm! Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtesise abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Cdo profil personi qe qarkullon këtë shperndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur. Nderkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njejten pergjigje: Kallezim Penal!

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ina zhupa kuvendi i 18 dhjetorit padi penale ina zhupa kuvendi i 18 dhjetorit padi penale

Sondazh

Poll