Aktualitet

12 ditë me vonesë! Basha kujtohet sot: Fiks 1 vit më parë u vra Klodian Rasha (VD)

20 Dhjetor 2021, 10:13 Nga DOSJA
12 ditë me vonesë! Basha kujtohet sot: Fiks 1 vit më parë u

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk zhgënjen! Sot, në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, duket se është rrëmbyer nga emocionet, ose ka ndonjë problem me mbajtjen mend të datave. Për të kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, i cili shpalosi gjithë propagandën e tij për të treguar kujdesin e qeverisë ndaj fëmijëve në vend, Basha i shkoi menjëherë pas për replikë. Mirëpo nga nxitimi u ngatërrua, duke u shprehur se si sot një vit më parë, ishte vrarë Klodian Rasha.

“Sa herë që një fëmijë prindi keqtrajtohet ose vritet si Klodian Rasha, si sot një vit më parë,”-u shpreh Basha.

Ndoshta kreu i opozitës nuk e mban mend, por Rasha fatkeqësisht u vra më datë 8 dhjetor, pikërisht në ditën e Rinisë, rastësi që e bëri edhe më të rëndë ngjarjen e ndodhur. E jo vetëm kaq, por vetëm disa ditë më pas i gjithë vendi u përfshi në protesta si kurrë më parë të qytetarëve, të cilët reaguan të revoltuar për vrasjen e të riut nga ana e efektivit të Policisë, Nevaldo Hajdaraj. Mesa duket këto data të rëndësishme Basha i ka harruar.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike klodian rasha lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021 klodian rasha lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll