Aktualitet

2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet, politikanët kanë frikë

20 Dhjetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet,

TIRANË– Mesazhe të forta nga ndërkombëtarët lidhur me Drejtësinë në vend. Në 2-vjetorin e ndarjes së certifikatave për agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e SPAK, Yuri Kim dhe Luigi Soreca shprehën edhe njëherë mirënjohjen e tyre. Ishte ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ajo që e konsideroi vitin 2021 si vitin e kthesës së Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke përgëzuar SPAK e BKH për punën e bërë.

Ndërsa ndër fjalën e saj shtoi se këto dy struktura kishin future tmerrin në radhët e kriminelëve. Ndërkohë që kolegu, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca gjithashtu ishte në të njëjtën “linjë” me Kim, duke u shprehur se gjatë viteve të fundit kanë parë progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, ai shtoi se frika që dikur ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër, duke nënkuptuar shkelësit e ligjit. Madje shtoi se më lëvizjet e fundit, duke nënkuptuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, frika kishte kapur edhe politikanët e korruptuar.

Kreu i SPAK Arben Kraja, në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, ka deklaruar se në prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë. Sipas Krajës, në SPAK është ngritur qendra e përgjimeve dhe laboratori digjital.

Kraja ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke i përmendur Vettingun në Politikë. Në fjalën e tij, në ceremoninë e sotme, Kraja tha se SPAK është kthyer në shpresë, madje edhe për skeptikët. Edhe pse nuk përmendi emra, shefi i SPAK la të kuptohet se Basha, edhe pse një nga mosbesuesit më të mëdhenj, kërkon që procesi i vettingut në politikë të bëhet nga kjo strukturë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luiggi Soreca, duke folur në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, u shpreh se tanimë situata në Shqipëri ka ndryshuar, ku në qoftë se deri dje kishim një stepje dhe një frikë për hetim nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët ishin të pafuqishëm ndaj kriminelëve dhe politikanëve, tanimë frika ka kaluar pikërisht në anën e këtyre të fundit.

Kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, në fjalën e saj në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, u shpreh se kualifikimi i vazhdueshëm mbetet prioritet i BKH-së. Po ashtu ajo theksoi BKH do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, ndërsa shtoi se suksesi i BKH është edhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD: Kreu i SPAK ironi me Bashën: S’na besonte, tani do të na ngarojë detyra të tjera

Kryetarja e BKH, Hajnaj: Do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, luftë korrupsionit

Ambasadori i BE. Soreca: Politikanët dhe kriminelët i ka kapur frika nga SPAK

BKH, Yuri Kim e qartë: Jeni bërë tmerri i kriminelëve, ju nxis, vazhdoni punën!

Ngrihet në SPAK qendra e përgjimeve/Kraja: Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 2 vjet bkh luigi soreca yuri kim 2 vjet bkh luigi soreca yuri kim

Sondazh

Poll