Aktualitet

Tritoli në kuti kartoni! Sadedinaj e shkeli me këmbë dhe ‘boom’, autori e shpërtheu

20 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Tritoli në kuti kartoni! Sadedinaj e shkeli me këmbë dhe

VLORË – Eksplozivi me të cilin iu bë atentat pasditen e djeshme 34-vjeçarit, Endri Sadedini në qytetin e Vlorës ishte fshehur në një kuti kartoni. Gjithçka ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të shtypë me këmbë këtë kuti kartoni, ndërsa autori sapo e ka parë këtë veprim, ka shtypur butonin, duke bërë që lënda plasëse të shpërthejë.

Sasia e lëndës shpërthyese ka qenë e konsiderueshme sa ka prekur edhe pjesën e bordurës së betonit. Kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë janë sekuestruar nga policia dhe është vërejtur se rreth 15 minuta se të ndodhte shpërthimi, një person me kapuç në kokë ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy.

Prej kohësh Sadedinaj lëvizte me makinë të blinduar, ndaj duket se atentatorët e kanë vëzhguar duke e vendosur eksplozivin në rrugën që do ta çonte te pallati, të fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar nga larg me telekomandë kur ai kaloi në këmbë pranë saj. Për shkak të plagëve të marra pas dërgimit në spitalin e Vlorës i riu u transferua te Spitali i Traumës në Tiranë. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se pista që po hetohet si motiv për atentatin është ajo e pazarave të prishura të hashashit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pas orës 15:30, lagjen “10 korriku”, ku biznesmeni 34-vjeçar mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të ndodhur. Si pasojë e shpërthimit, 34-vjeçari ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë dhe në fytyrë, e është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ishin banorët e lagjes të cilët të alarmuar kanë njoftuar Policinë, duke i dhënë edhe ndihmën e parë të riut që dergjej në mes të rrugës, ku sapo kishte dalë nga një parkig nëntokësor. Ndërkohë që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur skemën e atentatit, në Babicë të Vlorës është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndaj Endri Sadedinit i kanoset jeta, pasi 4 vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer.

LAJMI KRYESOR: Historia përsëritet…! Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset Endri Sadedinaj

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentati i endri sadedinaj endri sadedinaj atentati i endri sadedinaj endri sadedinaj

Sondazh

Poll