Aktualitet

Lirohet nga detyra kreu i AKU, Bledar Skënderi, në vend të tij emërohet Jeta Deda

20 Dhjetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Lirohet nga detyra kreu i AKU, Bledar Skënderi, në vend të tij

TIRANË– Bledar Skënderi është liruar nga detyra e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave. Në vend të Skënderit është emëruar Jeta Deda. Ish-anëtari i KQZ-së Skënderi u emërua në tetor 2020 si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).

VENDIMI:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aku bledar skënderi jeta deda aku bledar skënderi jeta deda

Sondazh

Poll