Aktualitet

Daçiç e pranon: Serbia e propozoi “Ballkanin e Hapur”

20 Dhjetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Daçiç e pranon: Serbia e propozoi “Ballkanin e Hapur”

SERBI- Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë.  Mediat e huaja raportojnë se kjo ide sipas Daçiçit është se mund të bashkojë vende të ndryshme, duke vlerësuar se kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë.

Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, thaka thënë Daçiç për mediat.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm “ata që janë kundër bashkëpunimit”.

“Mendoj se është një ide që mund të shqetësojë vetëm ata që janë kundër ideve të tilla të bashkëpunimit, të cilat janë më shumë për konflikte dhe për të kërkuar disa dallime dhe kontradikta në vend të nevojës për një jetë të përbashkët”,– tha Daçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”. Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët të protestojnë sot kundër vizits së Vuçiçit në kryeqytetin shqiptar për t’i nënshkruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjashtë marrëveshje.

Nga ana tjetër Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, e cila e sheh këtë nismë si vegël që Serbia dëshiron ta përdorë kundër Kosovës.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni ballkani i hapur ivica dacic ballkani i hapur ivica dacic

Sondazh

Poll