Aktualitet

Ngrihet në SPAK qendra e përgjimeve/Kraja: Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH

20 Dhjetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Ngrihet në SPAK qendra e përgjimeve/Kraja: Në prill 2022

TIRANË – Kreu i SPAK Arben Kraja, në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, ka deklaruar se në prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë. Sipas Krajës, në SPAK është ngritur qendra e përgjimeve dhe laboratori digjital.

Sot edhe ata që kanë qenë më mosbesues ndaj nesh, kërkojnë që të na japin për të ushtruar funksione të cilat normalisht nuk i ka një prokuror. Besoj kjo është çështje besueshmërie në rritje. Megjithatë, duhet të them diçka këtu. Ne jemi prokurorë, ne nuk bëjmë as revolucion, nuk jemi as analistë, dhe ne jemi përfaqësues të shtetit, zbatues të ligjit. Që do të thotë që veprimtaria jonë është e bazuar në ligj, në prova për të ndëshkuar kushdo që të jetë ai person që ka shkelur ligjin, për të ndryshuar mentalitetin e konceptit të pandëshkueshmërisë që ka 30 vite në Shqipëri që ekziston dhe që besoj që jemi të gjithë dakord që nuk është e mundur për t’u ndryshuar për 2 vite. Por, duhet të jemi qartë në diçka tjetër. I gjithë ky proces duhet të jetë brenda standardeve dhe kornizave ligjore, që do të thotë duhet të garantojnë dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut me një proces të rregullt. E them këtë sepse vendimmarrja jonë vërtetë mund të vonojë, por është vendimmarrje e bazuar, e mbështetur, e cila nuk kthehet pas më”, u shpreh ndër të tjera kreu i SPAK, Arben Kraja.

LAJMI KRYESOR: 2 vjet BKH/ Kim: 2021, viti i kthesës! Soreca: SPAK po godet, politikanët kanë frikë

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 2 vjet bkh aida hajnaj ambasadorja yuri kim arben kraja bkh spak 2 vjet bkh aida hajnaj ambasadorja yuri kim arben kraja bkh spak

Sondazh

Poll