Politike

Mandatet dhe protesta e opozitës, Rama takim me trupën diplomatike në Shqipëri

19 Shkurt 2019, 21:29 Nga DOSJA
Mandatet dhe protesta e opozitës, Rama takim me trupën diplomatike

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me trupën diplomatike në Shqipëri.

Nuk dihet ende se cila do të jetë kryefjala e takimit mes Ramës dhe diplomatëve, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë opozita mori vendimin për djegien e mandateve, pasi sipas saj është zgjidhja e vetme për të rikthyer ligjshmërinë me anë të zgjedhjeve të parakohshme. Nga ana tjetër në mbyllje të protestës së 16 shkurtit, lideri i opozitës Lulzim Basha, paralajmëroi një tjetër protestë që do të mbahet para Kuvendit të enjten e 21 shkurt.

Vendimi për djegien e mandateve u kundërshtua nga ana e ndërkombëtarëve, të cilët e quajtën një vendim të tillë sabotim të përparimit të rëndësishëm që Shqipëria kishte arritur në arenën ndërkombëtare. (Lexo këtu)

Burime për dosja.al bëjnë me dije se më herët Rama ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama gramoz ruci protesta e opozites 16 shkurt trupa diplomatike ne shqiperi djegia e mandateve te opozites edi rama gramoz ruci protesta e opozites 16 shkurt trupa diplomatike ne shqiperi

Sondazh

Poll