Politike

SHBA kundër djegies së mandateve, PDIU: S’ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes

19 Shkurt 2019, 20:33 Nga DOSJA
SHBA kundër djegies së mandateve, PDIU: S’ka deklaratë

Ish-deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën i bëhej thirrje opozitës shqiptare për të mos djegur mandatet e deputetëve. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në Facebook, Sekretarja e Përgjitshme e PDIU shprehet se, “Opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes. Nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje”.

Postimi i plotë:

Diçka e madhe ka ndodhur këto ditë ne Shqipëri. Është prishur statuquo-ja e stanjacionit. Është një vend që lëviz, një lëvizje politike që mbeshtetet nga njerëzit e që sjell frymëzimin se në këtë vend ka ende shpresë. Opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes. Nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje… gjithsesi ky është problemi i tyre. Problemi jonë është të mos e lemë këtë vend që të shndërrohet në një laborator njerëzor si Siria. Të gjithë bashkë pa asnjë mëdyshje për të larguar hajdutin psikik me emrin Edi Rama nga ai vend dhe ta çojmë përpara drejtësisë.

Në lidhje me deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, i cili e quante si një grusht të rëndë për Opozitën. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e shba-ve djegia e mandateve te opozites mesila doda pdiu deklarata e shba-ve djegia e mandateve te opozites mesila doda pdiu

Sondazh

Poll