Politike

Demokratët djegin mandatet, Basha mbledh Këshillin Kombëtar (VENDIMET)

  • Braçe: Vetëdjegia vjen nga dëshpërimi i madh i Reformave
  • Deputetët e PD-së “pro” djegies së mandateve/ LSI vendos në orën 17:00
  • Rama: Ky Juventusi s’durohet më, kush është pas të djegë fanellat
  • Braçe ”dialog” me Opozitën: Domethënë doni pushtet në tavolinë
  • Partia Demokratike ka vendosur që të djegë mandatetet e deputetëve në parlament. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së sapo janë marrë  tre vendime: që të digjen mandatet, Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup për teknikalitetet.
    Featured image of article: Demokratët djegin mandatet, Basha mbledh Këshillin Kombëtar (VENDIMET) Partia Demokratike gjatë një mbledhjeje grupi
    Përditësuar:

    TIRANE– Partia Demokratike ka vendosur që të djegë mandatetet e saj në parlament. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së sapo janë marrë tre vendime. Vendimi i parë është djegia e mandateve. Grupi i PD, i jep mandat kryetarit Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për të marrë vendimin përfundimtar, si edhe ngritjen e një grupi pune për teknikalitetet.

    1-Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.

    2-Të mandatohet kryetari Lulzim Basha të mbledh Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

    3-Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet. Propozim për KK: Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.

    Ndërsa LSI pasditen e sotme në orën 17:00 do të zhvillojë mbledhjen e Groupit Parlamentat edhe nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin. 

    Në përfundim të mbledhjes, deputetët e PD kanë dalë të buzëqeshur nga takimi. 

    Që prej orës 10:00 dhe deri më në orën 13:00 vijoi mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së për çështjen e djegieve të mandateveDosja.al mësoi se shumë nga deputetët e PD ishin pro djegies së mandateve.

    Flamur Noka u shpreh në mbledhjen e grupit se mandatet duhet të digjen, dhe Berisha shtoi se qytetarët do e mbështesin këtë vendim. 

    Diskutimet në mbledhjen e PD

    Flamur Noka:Duhet djegie e mandateve të bashkohemi me qytetaret. Ky është nje rregjim, nuk mund të sillemi normalisht, të jemi opozite fasadës

    Sali Berisha: Prova e ketij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u  kthejmë shqiptarëve votën e lirë. Ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasade. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundershtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të perballemi me këtë rregjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë.

    Andon Frrokaj: Unë jam i gatshëm për përballjen drejtpërdrejtë me të.  Ai ka votuar ca ka dashur, me ne parlament.

    Ervin Salianji: Me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qyetatarëve jemi si ju, pa asnje ndryshim. Është koha për veprim. Ajo pjesëmarrje është miratim për ne, ne jemi shumicë sot me qytetarët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Klevis Balliu: Pro djegies së mandateve, është sakrificë minimale për qytetaret. Mandatet tona nuk kanë vlejtur në parlament. Kauza është më e rëndësishme sesa mandatet. Rama është rrezik kombëtar, t’i bashkohemi shqiptarëve pa mandate siç janë ata.

    Edmond Spaho: VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur. Nuk duhet të kalojë kaq lehtë. Akuza qe na kanë vënë është qe nuk i çojme gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramën,  nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhë. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve.

    Agron Shehaj: Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vemë kusht hetimin e Ramëss dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Une jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjeja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju. Ne s’duhet t’i afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevojë për normalitet, ne jo.

    Florion Mima: Njerëzit na thone ju rrogat i merrni, ne vdesim për bukë. Une jam për ndjekje mandatesh në mënyrë absolute. Nuk jam për asnjë skenar tjetër, kjo është rruga e vetme. Bashkë me qytetarët aty.

    Oriola Pampuri: Akti më sublim që mund të bëjmë. Do mbahet mend gjatë dhe mbështetës propozimin tuaj për djegie mandatesh.

    Gent Strazimiri: Kemi gjithçka në parlament por politikë nuk kemi bërë dot. Aty nuk arrihet të bëhet politikë. Keshtu qe jam pro. Nuk ka moment me të mirë pas përgjigjes që na dha populli në 16 shkurt. Ata që na dhanë mandatin, i themi ne nuk bëjmë dot politikë në atë parlament, ja mandati ja u kthejme juve. Është fillimi i një rruge për demokraci. Për komunistët parlamenti ka qenë legjitim edhe 46 vjet pa opozitë. Ata janë mesuar me rregjim. T’i hapim betejë.

    Aldo Bumci: Djegie mandatesh në mënyrë të qartë dhe të shoqërohet me përshkallëzim në terren. Të jemi me qytetaret, rruga të jete politika jonë. Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhje.

    Valentina Duka: Gjithë njerëzit në rrjetet sociale ishin pro nesh. Kështu që ne mënyrë absolute jam me njerëzit, jam për djegien e mandateve dhe të vendosim hapat teknikë dhe politikë. Ne të faktorizohemi politikisht sipas vullnetit të njerëzve.

    Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se  do t’i propozonte grupit të tij parlamentar sot për djegien e mandateve. Edhe kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi u shpreh në një postim në Facebook se “Rama nuk ka parë asgjë akoma”. Pavarësisht paralajmërimeve të opozitës për djegie mandatesh, në mbledhjen e grupit të PS-së, Edi Rama iu ka thënë deputetëve socialistë që të merren me organizimin e zgjedhjeve lokale. (Lexo këtu) Në një rast skenari të ngjashëm ku opozita djeg mandatet,  ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka thënë se me largimin e PD, vendet e tjera që ngelen bosh iu kalojnë partive me herësin më të madh. (Lexo këtu)

    Gjithashtu në lidhje me djegien e mandateve të opozitës ka reaguar edhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein. Ai shprehet se djegia e mandateve të opozitës do të vështirësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë. (Lexo këtu)

    Edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ka reaguar për djegien e mandateve duke ideuar një dialog me Opozitën, në përfundim të së cilit Braçe shprehet se PD dhe LSI kërkojnë pushtetin në tavolinë. (Lexo dhe këtu)

     (J.V/F.G/Dosja.al)

    Shto Koment