Politike

Strazimiri: Rama ka lidhje me kriminelët, këto janë faktet dhe nuk i thotë PD-ja

19 Shkurt 2019, 17:27 Nga DOSJA
Strazimiri: Rama ka lidhje me kriminelët, këto janë faktet dhe

TIRANË– Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gent Strazimiri me anë të një deklarate për shtyp ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se është i inkriminuar.

Në deklaratën e tij për shtyp, Strazimiri riparaqiti raportimin e bërë nga Zëri i Amerikës, ku edhe flitej për vjedhjen e votave.

Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës. Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës,” – tha Strazimiri.

Në fund të fjalës së tij, Strazimiri ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që t’i bashkoheshin protestës përpara Parlamentit.

Deklarata e plotë:

Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.  

Njësoj veproi edhe sot.

–         Mohoi se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës.

–         Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit.  

Edi Ramës sot nuk i beson më askush! 

o   Ai mohoi para 5 vjetësh se kishte futur vetëm në parlament 19 kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e qëniesh njerëzore, e sat ë tjerë nëpër bashki. 

o   Ai mohoi para 3 vjetësh se e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me 219 mijë hektarë të mbjella më kanabis, e para 2 vjtësh se ministry I tij I brendshëm trafikonte me banda

o   Ai mohoi sot se grabiti zgjedhjet me ndihmën e krimit të  e organizuar.  

Tani është koha e së vërtetës!   

Dosja 339 nuk është e Partisë Demokratike.  

Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.  

Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”.  

As kjo media nuk është e Partisë Demokratike.  

Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje. 

Të enjten, ftoj shqiptarët t’i bashkohen protestës propullore përpara Parlamentit.

https://www.zeriamerikes.com/a/4765322.html

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 edi rama gent strazimiri pd voa dosja 339 edi rama gent strazimiri pd voa

Sondazh

Poll