Politike

Për herë të parë pas shkarkimit, Bushati shfaqet krah Ramës në Pukë (Video)

19 Shkurt 2019, 17:27 Nga DOSJA
Për herë të parë pas shkarkimit, Bushati shfaqet krah

Ish-ministri Ditmir Bushati është shfaqur për herë të parë krah kryeministrit Edi Rama që pas shkarkimit të tij si Ministër i Jashtëm. Bushati ka qenë prezent ditën e sotme në takimin që Rama zhvilloi me banorët e Pukës në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

I deleguari i qarkut Shkodër u shpreh se veriu i Shqipërisë do të ketë më shumë zhvillime dhe investime.

“Ky nuk është një debat thjesht estetik sesi të përmirësohet jeta në Pukë dhe në Fushë Arrëz por edhe sesi ti jepet një zhvillim edhe më i madh zonës duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësitë që përmes projekteve zhvillimore ne të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune dhe ti krijojmë mundësinë të rinjve që jetojnë në këtë zonë që jo vetëm të studiojnë dhe të shkollohen në Tiranë apo diku jashtë vendit port ë vinë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Pukës dhe Fushë Arrëzit,”- u shpreh Bushati.

Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati u shkarkua si Ministër i Jashtëm në fund të vitit 2018. Në media u aludua se shkaku i shkarkimit të Bushatit u bë për arsyen se ishte kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Kurse kryeministri Edi Rama e paraqiti këtë shkarkim si pjesë e formimit të qeverisë pas protestës së studentëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam bushati ne puke ditmir bushati edi rama bashkia qe duam bushati ne puke ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll